Sqarohet situata në TKK, drejtori Myftari dhe aktori Osmani nuk u përleshën

Kultura May 24, 2017 - 16:27

Gjatë ditës së mërkurë Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përmes një komunikate për media deklaroi se ka pasur një përleshje fizike mes drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari dhe aktorit të Trupës Rezidente të TKK-së, Veton Osmani, shkruan “Zeri.info”.

Por i kontaktuar nga gazeta “Zëri”, aktori Veton Osmani e mohon të ketë pasur një sulm fizik ndaj tij.

“Kemi pasur një diskutim mes kolegësh. Nuk është asgjë për ty bërë e madhe”, tha shkurt Osmani.

Më vonë edhe drejtori artistik i TKK-së, Agon Myftari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përgënjeshtroi njoftimin e SHSTKK-së

“Sot, në disa media te ne është plasuar një informatë jo e plotë dhe tendencioze në lidhje me një ‘konflikt’ të vogël dhe krejt të papërfillshëm që ka ndodhur dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur në bufenë e teatrit, mese dy aktorëve, njëri prej të cilëve ka qenë i dehur, ndërsa që ‘përfshirja’ ime ka qenë në rolin e ‘pajtuesit’. Por edhe pse incident krejt i vockël, mua natyrisht më vije keq që ka ndodhur”, ka shkruar ndër të tjera Myftari.

Ai tutje thotë se është SHSTKK përpiqet të marrë vëmendje mediave, duke prodhuar “broçkulla të tilla”, siç i quan ai. /Zëri/.