Tollovi në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kultura May 24, 2017 - 14:15

Gjatë ditës së mërkurë sipas Shoqatës Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka pasur një përleshje fizike mes drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari, dhe aktorit të Trupës Rezidente të TKK-së, njëherësh anëtarit të SHSTKK-së, Veton Osmani.

Por i kontaktuar nga gazeta “Zëri”, aktori Veton Osmani e mohon të ketë pasur një sulm fizik ndaj tij. “Kemi pasur një diskutim mes kolegësh. Nuk është asgjë për ty bërë e madhe”, tha shkurt Osmani. Gazeta “Zëri” ka provuar gjatë ditës të marr edhe një deklaratë të drejtorit Myftari, por pa sukses. Rikujtojmë se moskuptime mes menaxhmentit të TKK-së dhe Shoqatës Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka pasur edhe më herët. Zëri