Ndahet nga jeta krijuesi Halil Haxhosaj

Kultura May 23, 2017 - 16:04

Ka vdekur në moshën 70 vjeçare poeti dhe profesori i njohur Halil Haxhosaj.

Halil Haxhosaj ka lindur më 16 nëntor 1946, në një familje të madhe në Prelvukaj të Vokshit. Është autor i tetë librave me prozë dhe poezi. Ishte kryetar i shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës, dega në Gjakovë, shkruan zeri.info.

Libri i tij i parë titullohet "Damarë të Ringjallur" (1994), i cili është botuar nga Klubi Letrar "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës. Në "Kafaze me Pantera" do të titullohet libri i tij i dytë, i botuar nga "Rilindja" e asaj kohe. Në librin i tij i tretë, që është shkruar në formë sonete, titullohet "Zëra te Grisur".

Gjatë viteve 2004 autori arrin që të botohet për herë të parë edhe në gjuhën rumune. Krijuesi Haxhosaj gjate këtyre viteve arrin kulminacionin duke na befasuar edhe njëherë me librin e tij te radhes "Pastaj behu Relikt", botimin e së cilës e bënë SHB "Rozafa" e Prishtinës. Libri i tij i fundit quhet "Pakohesha" dhe është botuar në formë proze nga SHB "Gjon Buzuku", Prishtinë 2005.

Halil Haxhosaj ishte i martuar dhe ka katër fëmijë .Jetonte dhe punonte në Gjakovë. Krahas shkrimeve, Halil Haxhosaj, punonte edhe si profesor i gjuhës shqipe në shkollën e mesme te mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë. Ai është fitues i disa çmimeve nacionale për letërsi. Zëri.