Festivali FemArt nis këtë të enjte

Kultura May 22, 2017 - 13:57

Edicioni i pestë i festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt do të nisë me 25 maj deri më 31 Maj (7 ditë) në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore, nën organizimin e Artpolisit – Qendrës për Art dhe Komunitet. Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart edhe këtë vit do të ofrojë një javë të tërë me aktivitete të realizuara nga artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota, shkruan zëri.info.

Këtë vit pritet një agjendë e kombinuar me më shumë se 40 aktivitete artistike prej tyre shumë premiera, si: shfaqje teatrale, dans teatër, stand up, koncerte, ekspozita, slam poezi, panele diskutimesh, tribunë, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjërë - të gjitha falas për publikun.
FEMART - Festivali i artisteve dhe aktivisteve çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmit, Film Dokumentar, Film të Shkurtër, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Këtë vit për herë të parë mund të ndiqni shumë performanca premierë të cilat janë krijuar dhe dedikuar për festivalin.
Aktivistja Agnesa Qerimi sjellë Stand Up Komedi- duke zbërthyer aktualitetin dhe riaktualizuar tema të ndjeshme të shoqërisë sonë, koreografja Rreze Qerreti për herë të parë në Kosovë shpalosë punën e saj artistike duke thyer heshtjen mbi femicidin me dans teatër, Dj Jehonë bashkangjitet për t’i dhënë ngjyrë muzike festivalit, Poetesha Qibrije Demiri – Frangu ndanë eksperiencës e saj me mikeshat, Naime Beqiraj, Melihate Qena dhe Anisa Ismaili, përcjell zeri.info.
Camilla Sandri nga Italia do të performojë “Zarët” dhe një ditë do të realizojë art në rrugë me titull “ Fearless”; koncerti nga grupi “The Lovers” pritet të ndezë atmosferën; Komuniteti Termokiss me premierën e tyre do t’ju lë pa fjalë “DETAJET EKZISTOJNË; KUJTIMET, NDRIÇIMI I KUJTIMEVE; MUZGU EKZISTON; PAPAVER SOMNIFERUM EKZISTON; NJEJTËSIMI, VETMIA EKZISTON; DHE E ARDHMJA, E ARDHMJA?”.
Një natë kushtuar muzikës klasike me koncertin e TRIODESOPRANO-së së Alberta Tronit, Erëmira Çitakut dhe Jeta Çitakut; Shfaqja teatrore "VET E KA LYPË" nga Serbia udhëton në Kosovë për të përshkruar situatën e grave dhe ndikimin e patriarkatit në jetët e tyre; koncerti i Elsa Rraqit "Unë jam Dritë"; EKSPOZITË FOTOGRAFIKE – “FEMËRZIM” nga Ivana Dervishi “JOGA, DASHNI DHE MEDITIM” me instruktore: Suada Pajazitin do të relaksohemi në parkun e Gërmisë; Shfaqja - "Burrnesha" e regjisores Valbona Xibri; Slam Poezi – “NUK TUTNA MA!” nga Adelina Tërshani; performancë teatrore PREMIERË "SMELLS LIKE WOMEN"; ekspozitë personale - "Unë jam vajzë nga fshati”.
Rikthimi i Vjollcat Robelli- Mripës në muzikë pas shumë vitesh me LIVE KONCERT dhe këngë premierë; performancë teatrore nga Gypsy Wheels.
Më shumë rreth paneleve të diskutimeve dhe punëtorive që do të keni shansë t’i ndjekni këtë vit janë: "Shëndeti Riprodhues dhe Seksual i Vajzave dhe Grave" - Ana Rizescu; - Arti si inspirim për Teknologjinë. Prezantues/e: Abetare Gojani dhe Leart Zogjani; FERDONIJA - Film Dokumentar dhe Panel me: Ferdonie Qerkezi, Eli Krasniqi, Gazmend Bajri, Shkurta Dauti dhe Besa Luci; PUNËTORI - DIY - Bone vet - JCODERS ACADEMY; Panel Diskutimi - FEMINISTE FANTASTIKE - Vajzat promotore të paqes, me: Jelena Memet, Jetbardha Selmani, Anita Dragosavac, Liridona Osmanaj, Minja Marđonović, Fjolla Vukshinaj. Kosovë/Serbi dhe Sara Šaljič nga Bosne dhe Hercegovinë; punëtori “Shkrimi Kreativ” nga Ervina Halili dhe Shpetim Selmani.
Panel diskutimi dhe Ekspozitë - Storie nga Ballkani- Sfidat e komunitetit LGBTQI në rajon.
Panelistë: Bekim Asani, Maqedoni, Blert Morina, Kosovë, Xheni Karaj, Vasilika Laci, Shqipëri, Stefan Bugdanov, Bullgari dhe Sibel Halimi; Punëtoria “Forum Teatri si Mjet për Ndryshim Social” nga Driada Matoshi dhe Lulzim Bucolli; Panel Diskutimi “Roli i Avokatit të Popullit në Avancimin e të Drejtave të Gravë në Kosovë”, panelist/e: Hilmi Jashari, Ariana Qosaj - Mustafa , Donjeta Kelmendi, Leonora Selmani dhe Adelina Berisha; Panel - MODELET E FEMINIZMIT

Paneliste: Delina Fico, Shukrije Gashi dhe Igballe Rogova; Punëtori - "Trupi im, vendimi im"- Mitrovicë Veriore; punëtori “Integrimi i Perspektivës Gjinore në Kulturë dhe Art” nga Mimoza Paçuku dhe Erblin Ajdini, PEN. TRIBUNË ME MIKESHAT “POLITIKAT GJINORE NË UP”, paneliste: Vjollca Krasniqi, Besa Shahini, Nita Luci, Jeta Berisha dhe Venera Čočaj

Panel Diskutimi “Gratë që e bëjnë dallimin në sport” me: Geta Beqa, Daulina Osmani, Vlona Maloku, Zërina Shatri, Shehrije Gërbeshi dhe Alisa Hasanin, Punëtori “Adresimi i dhunës në baza gjinore” nga Valdete Idrizi; Panel diskutimi “Çfarë Sjellë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Për Gratë në Kosovë?”, paneliste: Anila Statovci - Demaj MEI, Flora Macula - UNËOMEN, Jeta Krasniqi - KDI, Nora Latifi Jashari - GAP, Donika Emini – KCSS dhe Iliriana Banjska – RRGGK.

Ndërsa, filmat të cilët do të shfaqen gjatë këtyre ditëve janë përzgjedhur nga selektuesja e festivalit, regjisorja More Raça.
Ndërsa,e ftuara speciale e festivalit është FARAH SIRAJ e cila do të sjellë JAZZ Spiritual me Motive Flamenko dhe Arabe. Ajo është e emëruar si ambasadorja muzikore e Jordanit, virtuozja Farah Siraj, balancon një karrierë që përfshinë Shtetet e bashkuara, Evropën, dhe Lindjen e Mesme. Farah ka performuar në disa nga skenat më prestigjioze të botës, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, sallën e cmimit Nobel, Forumin Botëror Ekonomik, Qendrën John F. Kennedy në Washington DC, Qendrën Lincoln në Neë York, Studion MTV Coke, emisionin televiziv Good Morning Live në SH.B.A, MBC TV në lindjen e mesme dhe në cmimet Antena de Oro në Spanjë. Farah gjithashtu ka performuar për mbretin Abdullah II dhe mbretëreshën Rania të Jordanit, mbretin Juan Carlos të Spanjës, Sheik-un Mohammed bin Rashid Al Maktoum, dhe sekretar-gjeneralin e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Për më tepër, Farah përfaqëson Jordanin çdo vit në ditën botërore të paqës të Kombeve të Bashkuara. Deri më tani, Farah ka përhapur mesazhin e saj të paqës përmes muzikës në Lindjen e Mesme, Evropë, Indi, Amerikën Jugore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2011, ajo shfaqi albumin e saj të quajtur NOMAD. Në NOMAD, Farah performon kompozime origjinale, duke bashkuar ndikimet e muzikës së Lindjes së Mesme, flamenkos, muzikës xhaz, bossa dhe pop. Tekstet janë në gjuhët Arabe, Spanjolle dhe Angleze. Inçizimet u kryen në Lindjen e Mesme, Spanjë dhe SH.B.A, së bashku me më shumë se 30 artistë dhe artiste me famë internacionale, nga 5 kontinente të ndryshme. Në vitin 2012, pas suksesit të NOMAD, Farah paraqiti albumin e saj të ri, me emër The Arabian Jazz Project, me kompozime origjinale dhe tradicionale të Lindjes së Mesme, me një kontekst xhazi. Për shkak të sukesit të Arabian Jazz Project, Farah u zgjodh si një nga “Summer Stars of Jazz” dhe u emërua “Norah Jones of the Middle East” nga New York Time Out.

Për programin e plotë dhe më të rejat nga festivali, na ndiqni ditët në faqën tone në Facebook https://www.facebook.com/FemartPrishtina/, në webfaqën femart-ks.com dhe në Instagram “FemArt05”.

Ky edicion përkrahet nga Donatorët: Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Amerikane në Prishtinë, UNWOMEN, Komuna e Prishtinës, Koalicioni K10, Unë e du Kosovën, Ipko Foundation.

Sponzorët Medial: Kultplus, Klan Kosova, RTK, Telegrafi, Kosovalive.

Partnerët Institucional: Teatri Oda, Qendra Informative dhe kulturore e BE (EUICC), Teatri Dodona, PEN, Galeria Monet dhe JCoders Academy. /Zëri