Ku mbeti muzika e mirëfilltë? (Video)

Kultura May 19, 2017 - 11:39

Në vitet e 90-ta muzika që kultivohej në Kosovë karakterizohej nga fryma popullore, patriotike e folklorike. Shumë nga këngëtarët e asaj kohe janë aktiv edhe sot, por disa prej tyre edhe kanë ndërprerë karrierën, shkruan zeri.info.

Në këtë xhirim të vjetër shihen këngëtarët Shyhrete Behluli, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, e disa të tjerë që janë aktiv edhe sot. Pjesë e saj është edhe muzikanti Shkumbin Kryeziu që ka bërë një pauzë të gjatë në muzikë.

Në këtë përmbledhje ata sjellin këngë popullore me motive kurbeti, atdhedashurie e trimërie. Në ditët e sotme, me komercializimin e muzikës këto tematika kanë ndërruar dhe tash këndohet për të tjera tema, si paraja e pushteti. /Zëri/