Publikohet përmbledhja e re poetike ‘Drita e Shikimit’

Kultura May 18, 2017 - 17:25

Është botuar përmbledhja e re poetike ‘Drita e Shikimit’ nga autori Ilir Cabrati.

Autori më herët ka filluar me përrallëza të shkurtra që kohë pas kohe i ka botuar në disa revista. Vëllimi i parë me përrallëza ka qenë "luajmë se bashku". Pas kësaj ai e ka botuar librin e dyte "tregime kohore".

Ndërkaq, vëllimi poetik "jeton ne mua" është libri i tretë. E pas 4 vitesh vjen serish me një vëllim të ri poetik "lot varresh". Në këtë vit 2017 erdhi me përmbledhje të re poetike "drita e shikimit".

Ndryshe, Ilir Cabrati i lindur me 10 Qershor 1990 në fshatin Planeje të Hasit. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa të mesmen e mbaroi në shkollën ekonomike-juridike "Ymer Prizreni" në Prizren. Studimet i kreu ne Universitetin Publik te Prizrenit, i diplomuar në Faklutetin Juridik. Aktualisht vazhdon studimet e magjistraturës në Universitetin e Prishtinës, në degën penale.