Vazhdojnë rrënimet në qendrën historike të Prizrenit

Kultura May 17, 2017 - 16:27

Prizreni ka humbur edhe një objekt në Qendrën Historike. Bëhet fjalë për një ndërtesë që ishte pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike e që sot u rrafshua, shkruan "Zeri.info".

Kështu njofton në rrjetin social Facebook, Hajrullah Çeku, nga organizata për emancipim civil “Ec Ma Ndryshe”. Këtu mund të lexoni postimin e tij të plotë: “E humbëm edhe një monument në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ndërtesa e mbrojtur me ligj, pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, nuk është më. Nuk investuan asnjë cent vite me radhë, ia vunë flakën tri herë vitin e kaluar, e rrënuan qëllimshëm një pjesë javën e kaluar, nuk e dënua askush, nuk dha përgjegjësi askush.

Dhe sot përfundimisht, bagerët e bënë rrafsh me tokën. Koalicioni i së keqes ka shumë vite që po e rrënon këtë vend. Dhe prap do të na paraqiten në fushatë me pallavra mbi Prizrenin Europian” shkruan Çeku. Zëri