Kultura

50 vjet gjurmime albanologjike nga Emine Fatahu – Abdixhiku

50 vjet gjurmime albanologjike nga Emine Fatahu – Abdixhiku
08 janar 2015 • 18 : 29

Ky botim 50 vjet gjurmime albanologjike nga Emine Fatahu – Abdixhiku, i kushtohet 60 vjetorit të Institutit Albanologjik për të vënë në pah veprimtarinë shkencore që u zhvillua në revistën “Gjurmime albanologjike” gjatë viteve 1963 – 2012.

Në këtë bibliografi paraqitet mendimi shkencor i shumë autorëve ndër vite.

Para gjysmë shekulli filloi dalja e numrit të parë që vazhdoi deri në vitin 1970 kur u nda në tri seri të veçanta: seria filologjike, folklor dhe etnologji dhe histori. Gjatë këtyre viteve u botua 618 studime dhe artikuj nga fusha e filologjisë me 211 autorë, nga folklori dhe etnologjia 549 me 148 autorë dhe nga historia 512 me 160 autorë. Por, nuk mbeti vetëm me kaq, sepse në këto seri u botua edhe shumë materiale me vlera të pa kontestueshme, kritika dhe recensione për shumë libra, kontribute, kronika , bibliografi e nekrologji me një numër të përgjithshëm prej 2944 njësish.

Këta zëra tregojnë më së miri se sa punë është bërë në Institutin Albanologjik vetëm në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike”, pa e përfshirë punën shkencore të punonjësve në botimet e tyre të  veçanta.

Ndryshe, kjo bibliografi është punuar sipas standardeve ndërkombëtare. 

© zëri.info