“ReMusica” publikon datat e edicionit të radhës

Kultura April 29, 2017 - 08:38

Pranvera në kryeqytet i takon festivaleve të muzikës klasike. Edhe këtë vit ata po shtrihen radhë njëri pas tjetrit.

Këtë herë është festivali “ReMusica” ai që po finalizon përgatitjet për edicionin e tij të radhës.

Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës, “ReMusica”, paralajmërojnë se këtë vit do të sjellë shumë risi.

Drejtoresha e këtij festivali, Donika Rudi, së bashku me producentin e festivalit Viktor Berishaj, kanë shpalosur kësisoj datat se kur do të mbahet festivali.

Festivali “ReMusica” do të fillojë nga 23 maji e do të zgjasë deri me 28 maj. Për detaje të tjera dhe rreth programit e artistëve pjesëmarrës, organizatorëte festivalit do të na njoftojë shumë shpejt.

Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës “ReMusica”, në kuadër të programit të tij për këtë edicion përfshinë edhe aktivitete të ndryshme muzikore për fëmijë.
 
Sivjet ky festival shënon edicionin e tij të 16-të. Misioni i festivalit që nga viti 2002 ishte promovimi i muzikës bashkëkohore dhe përcjellja e shprehjes inovative në artin e muzikës, përmes kanaleve të tendencave të ndryshme stilistike të shekullit XX./Zeri/.