Orkestra e të rinjve të Kosovës, pjesë e festivalit ‘European Music Fstival’ në Belgjikë

Kultura April 21, 2017 - 16:23

Festivali i cili bënë së bashku orkestra nga shumë vende të botës do të mirëpres kështu edhe Orkestrën e të Rinjve të Kosovës të cilët në këtë mënyrë do të përfaqësojnë Kosovën në këtë festival të muzikës klasike, shkruan KultPlus.

Për çdo vit, në fillim të muajit maj, Neer+pelt, që ndodhet në veri të Belgjikës, bëhet qyteti nikoqir i “European Music Festival for Young People”. Kurse edhe këtë vit si vitin e kaluar Orkestra e të Rinjve të Kosovës – Kosovo Youth Orchestra (KYO) është ftuar që të jetë pjesë e këtij festivali.

Kështu, 37 anëtarë nga Orkestra e të Rinjve të Kosovës më datën 27 prill do të udhëtoj për në Neerpelt të Belgjikës. Festivali i cili bënë së bashku orkestra nga shumë vende të botës do të mirëpres kështu edhe Orkestrën e të Rinjve të Kosovës të cilët në këtë mënyrë do të përfaqësojnë Kosovën në këtë festival të muzikës klasike. Kështu orkestra nga Kosova do të bëjë hapjen e natës së parë të festivalit “European Music Festival”, më 28 prill, së bashku me pesë orkestra të tjera.

“Në ketë festival marrin pjesë orkestra nga të gjitha shtetet e Evropës, e ne këtë vit kemi pasur fatin që edhe Orkestra e të Rinjve të Kosovës ta përfaqësoj shtetin e saj. Sa i përket kontaktit me ketë festival, për këtë duhet falënderuar Dardan Selimaj i cili e ka bërë të mundur një gjë të tillë. Në këtë festival orkestra do të jetë edhe pjesë e garës që organizohet brenda festivalit, ndërsa patjetër që do të kemi fatin të performojmë edhe jashtë netëve të garës”, tregoi dirigjenti Hajrullah Syla për KultPlus.

Kurse Orkestra e të Rinjve të Kosovës ka zgjedhur një program mjaftë të larmishëm për paraqitjen e tyre në mesin e të cilëve do të ketë kompozitorë të njohur botëror por edhe shqiptarë si: Lorenc Antoni, Pjeter Gaci, Gabriel Fauré dhe Gioachino Rossini. Ky program do te dirigjohet nga Kushtrim Gashi dhe Hajrullah Syla.

Festivali do të mirëpres 40 shtete kurse do të zgjasë nga 28 prill deri më 2 maj. Orkestra e të Rinjve të Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në “European Music Festival for Young People” (Festivali evropian muzikor për të rinj), vitin e kaluar.