Taulant Mehmeti sonte në 'Oda'

Kultura April 20, 2017 - 11:57

Kitaristi i mirënjohur kosovar, Taulant Mehmeti, sjellë në Kosovë projektin e tij më të ri, shkruan “Zeri.info”.

Ky projekt i cili ka udhëtuar në New York dhe Tunis, të enjten mbrëma do të vijë edhe në Kosovë, bashkë me bubmjarin më të famshëm tunisian Ayman Boujlida, pianistin nga Venezuela dy herë i nominuar për çmimin Grammy - Gabriel Chakarji si dhe basisten kanadeze Jill McKenna.

“Shumë mund dhe energji kemi shpenzuar për ta realizuar këtë projekt, e duke iu falënderuar njerëzve të mirë më në fund po ndodhë. Jam shumë i lumtur me ardhë në Kosovë pas një kohë të gjatë, më një bend të klasit botëror prej New York-ut”, thuhet në njoftimin e kitaristit kosovar Mehmeti.

Ky koncert do të mbahet në Teatrin Oda në kryeqytet, të enjten më 20 prill me fillim nga ora 20:30. Zëri