Sot shënohet Dita e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Kultura April 18, 2017 - 12:24

Aktivitetet në Muzeun Kombëtar të Kosovës për Ditën e Monumenteve dhe Lokaliteteve kanë filluar që në mëngjes në Prishtinë me temën “Trashëgimia dhe turizmi i qëndrueshëm”.

“Shkolla e Mozaikut” për të gjitha grupmoshat po mbahet me artistin Saimir Stratin, e krahas saj edhe aktiviteti “Muzeu kreativ”. Trupa artistike e ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota” do të zhvillojë një defile, me kostume, përgjatë rrugës “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas me fillim nga ora 15:00, shkruan zeri.info.

Në fund të defileut grupi i valleve do të ekzekutojë një kolazh koreografik, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me saktësisht në amfiteatrin përbri hotelit “Grand”. Kurse në ambientet e ansamblit “Shota” do të hapet një ekspozitë me veshjet kombëtare./ Zëri/.