Fotografi Spahija prezantohet në Firence

Kultura April 11, 2017 - 15:33

Fotografi shqiptar Fahredin Spahija, po prezantohet në një ekspozitë në Firence.

Është fjala për projektin artistik të artistit italian Francesko Chimienti, të quajtur “MUSIWART” i cili zhvillohet paralelisht me dy ekspozita atë të “Contemporary Mosaic” dhe “Total Contemporary Art”. Spahija ka treguar për “Zërin” se atje po prezantohet me një fotografi nga cikli i tij i fundit.

“Fotografia ime me të cilën prezantohem në këtë ekspozitë është nga punët e mia më të reja të realizuara këtë vit nga cikli im ‘Koha e akullit’”, ka thënë ai. Në këtë ekspozitë po gjithsej prezantohen 42 artistë. Zëri