Filmi i animuar ‘Magneti’ ka filluar punimet

Kultura March 30, 2017 - 15:19

Filmi i animuar ‘Magneti’ me skenar nga Mjellmë Doli, regji nga Arvan Berisha dhe producent Berat Hasani ka filluar punimet të hënën, 27 mars 2017, shkruan zeri.info.

Ky animacion flet për një djalosh, i cili duket se jeton në një botë bardh e zi, botë e cila nuk i pëlqen dhe do të bëjë gjithçka që t’a ndryshojë. Në dhomën e tij duket se ka gjetur qetësinë.

Shtrihet në shtratin e tij dhe mendon. Pastaj zgjohet tërheq super-makinën zvarrë nga dhoma e tij deri poshtë në dhomën e ditës ku qëndrojnë prindërit dhe motra. Përplasja dhe zhurma që e bën Magneti nëpër shkallë nuk e largon vëmendjen e prindërve dhe motrës nga pajisjet elektronike.

Në dhomë formohet nje furtunë ngjyrash me përmbajtjen e terhequr me Magnet prej pajisjeve teknologjike. ‘Magneti’ është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që të jetë gati për shfaqje në fund të këtij viti.Zëri