24 Mars 99

Kultura March 24, 2017 - 11:13

Ora katër pa një qerek
Qafa zbrazët
Autoblinda zingjirë
Nisë kah Kosova Film

Ora katër pa pesë
Pallati i Rinisë 
Turma ushtarësh 
Rrapllimë çizmesh

Ora katër fiks
Qyteza Pejton
Serbe me shami të zeza 
Shushurimë mes gardheve të metalta

Ora katër e pesë 
Ora e Kurrizit
Kerre civile pa tabela 
Nisë drejtë tynelit

Ora katër e shtatë
Pllatoja e Dardanisë bosh
As një fmi që vizatonte me shkumës
As një fmi t'u u hulatë n'kapak bërllogu
As një mizë 
As një za
Tak dekt

Ora katër e nantë
Dimitrije Dogangjič
Veshur paramilitar
Zbret shkallët

Ora katër e dhetë 
Kojshiu në shkallët e katit të dytë
Shpricin e lugën në dorë
S'vret mendjen
Lum si ky, them

Ora katër e nimdhetë
Mumje në katin e tretë
Dera e hekurt mbyllë 
Rraplloj me krye

Ora katër e dymdhetë
Prind më qortojnë nga meraku
Më hupi ora
Lajme në TV, në trangjistorin e kuq
Në magnetofon gumzhimë

Kllapi e shekullit
Sy mshelë dëgjoj gjithçka
Nuk shoh at' dreç ore me numra romak
Zhurma e trangjistorit i ikë fjalët
Ushtria Çlirimtare e Kosovës...
Terorristi is Albanske...
NATO...

Erdhi ora
Rrababammmm
Caku i parë Lakrishte
Ish Plastika

Shpresë rrqethje tutë
Përqafim t'fikët gëzim
Shtrëngim ofshamë lotë

...se s'ka fjalë në fjalorin e shqipes
Që përshkruan at' ndjesi!