Botuesit e Kosovës prezantohen në Paris

Kultura March 23, 2017 - 20:50

Hapet panairi i librit i Parisit (Salon du livre) ku po marrin pjesë 1.200 botues. Salon du livre është i veçantë për faktin se e shquajnë aktivitetet dhe kontakti I drejtpërdrejtë me lexuesin. Do të jenë të pranishëm më se 3.000 autorë, të cilët do të nënshkruajnë libra gjatë ditëve të panairit (24-27 mars) si dhe disa statistika vërtet impresionuese: 800 veprimrari, takime, debate, 1.000 gazetarë franceze dhe të huaj, 3 ngjarje mega europiane, siç cilësohen nga organizatori, 6 skema tematike etj. Pritet të kalohet numri I vizitorëve të vjemë, 155.000.

Panairi ndiqet nga 42.000 fansa në rrjetet socoale Kosova merr pjesë për herë të dytë nga vende të rralla të rajonit për të dëshmuar lidhjet emocionale që ka me letërsinë franceze dhe imazhin që duhet ndërtuar me këtë qendër të madhe kulturore. Shoqata e Botuesve të Kosovës, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (6.000 euro), prezanton botimet e 30 botuesve të Kosovës, duke filluar me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, Kohën, Buzukun, ArsAlbanica, Drita, Mendimi Pozitiv, Pema, RugovaArt, Fondacioni Ibrahim Rugova, Titanik, Kolegji AAB etj.

Ne hapje te panairit mori pjesë edhe Presidenti i Francës François Hollande, nderim që I bëhet librit dhe kontribuesve të librit. Letërsia franceze është e pranishme si kurrë më parë tek lexuesi shqiptar, respektivisht nga ai i Kosovës. kosova ka marrë të drejtën e botimit së fundmi nga autorët më të njohur francezë, fitues të Nobelit apo Goncourtit, si Patrick Modiano, Le Clézio, Jean-Paul Sartre, Mathias Enard, Lydie Salvayre, Leïla Slimani, Roland Barthes, Edouard Louis, Juan Asensio, Lucie Léanne, Jennie Dorny, etj. Në stendën e Kosovës janë të ekspozuara edhe botimet më të reja të autorëve shqiptarë, sidomos 10 romanet nga konkursi I Buzikut, ms autorë si Roland Gjoza, Nexhat Halimi, Virion Graçi, Shalom Mehmeti, Shkumbin Gashi, Biser Mehmeti, Behar Gjoka, Luljeta Selimi si dhe Veton Surroi, Ibrahim Kadriu, Gjergj Vlashi etj.

Gjithsej 200 tituj në një stendë të shkëlqyer në asoektin vizuel, ku nderohen figura të mëdha Kulturës, shkence e tradite: Pal Engjëlli, në 600-vjetorin e lindjes, autori I Formulës së Pagëzimit (1462), Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Idriz Ajeti (100-vjetori i lindjes), Musine Kokalari (100-vjetori i lindjes), Anton Pashku në 80-vjetorin e lindjes dhe Akademik Rexhep Ismajli në 70-vjetorin e lindjes. Pa dyshim mbresëlënëse. Edon Zeneli, përgjegjës i stendës nga SHBK, Botimet Buzuku dhe Pema thotë se pritet vizitueshmëri e madhe në stendën e Kosovës, por edhe takime të shumta me botuesit më të njohur të Francës, si Gallimard, Editions du Seuil, Actes Sud, Flammarion etj.

Pêrkthyesi Izet Sylaj thotë se prania e tij ne kete panair vjen nga përkthimet e fundit që ka bere, Modiano dhe Enard, dhe atmosfera që sheh eshte ajo që ka deshiruar ta shohë dhe prekë. Organizim I shkëlquer I Salon du livre, mirënjohje organizatorit! I nderuar që eshte pjesë e stafit të Shoqatës. Përkthyesja Klara Buda shprehet: Surprizë e bukur tek zbuloj stenden e BUZUKU- t ne inaugurimin e Panairit te Librit ne Paris. Si botuesi i vetem i Kosoves se bashku me botimet BOTIMPEX te Shqiperise, kete vit perfaqsojne te vetem Librin Shqip. Kenaqesi pas surprizes kur zbuloj autoret themelues te letersise Shqipe: Pal Engjelli, Gjon BUZUKU, Pjeter BOGDANI, por edhe autoret e harruar te letrave Shqipe Musine KOKALARI, Kasem TREBESHINA, Martin CAMAJ. Duke qene i kujdesshem edhe per figurat e rralla te letrave Kosovare Dr RUGOVA, Rexhep ISMAJLI, Idriz AJETI. /Zëri/

Image