KU PO SHKON NENA SHQIPËRI?!…

Kultura March 20, 2017 - 17:32

Shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitë e kësaj Bote
Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri
Benza, kurva, vijnë e shkojnë
Veç hajduta në Qeveri
pensionista që mallkojnë…

Vend që s’ka Ligje dhe Norma 
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit për vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Vend ku vidhet historija
Origjina e kombit tim!
Vend ku ngrihet qeverija
Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Vend ku vidhet edhe Vota
Vend ku FJALA vetë ka vdekur
Vend që nuk e qas as Bota
Vend me pleq që nuk jane pjekur…

Vend ku Lajmi i gënjeshtër
Qarkullon si i vërtetë…
Vend ku qelbet kërmë e vjetër
Vend pa Rend, pa Dritë, pa Jetë…

Vend ku çezma e pallatit
Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile
Dhe mbush rrugët me kakërdhi
Vend ku shitet krimi me kile
Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite
Herë me dajre herë me buzuq
“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Rri pa gjumë me netë të tëra
Psherëtij në pafundsi…
Të shoh ZONJË i fal të tëra
Ku po shkon Nëna Shqipëri?!