BBC flet për ndalimin e filmave të periudhës së komunizmit në Shqipëri

Kultura March 20, 2017 - 17:24

Ka një përpjekje në Shqipëri për të ndaluar filmat e kohës së komunizmit për të mos u transmetuar në televizione.

Instituti për Krimet e Komunizmit ka argumentuar ndalimin e tyre, duke thënë se kjo do të ndalonte nostalgjinë për regjimin komunist.

Regjisori shqiptar Thomas Logoreci ka folur për këtë ide. Ai ka argumentuar se pse është kundër ndalimit të filmave.

Duke mos folur për pjesën estetike që është e ndryshme në varësi të këndvështrimeve, mendoj se këto filma përfaqësojnë vlera të mëdha historike, pasi kemi filma fiction, filma dokumentarë, filma të animuar që janë krijuar në këtë periudhë kur kishte represion të madh nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Më tej komentatori i BBC flet për filmin “Tomka dhe shokët e tij” duke e vlerësuar për atë që ai përçon, si dhe faktin që është ndikuar nga kinemaja italiane edhe pse me mesazhe propagandistike brenda.

“Këto filma kanë edhe trajtime të temave sociale, dhe kjo ka qenë objekt i një pune studimore të Xhulian Bejko së fundmi, dhe mendoj se këto filma transmetojnë gjithçka të asaj periudhe, edhe pjesën absurden të regjimit”,- vijon Logoreci duke thënë se kjo është një përpjekje me prapavijë politike për të ndaluar këto filma, duke e cilësuar si një veprim të rrezikshëm që mund të ndikojë keq në filmat e të ardhmes pasi kanë vlera artistike.

Më tej Logoreci thotë se këto filma mund të ndiqen pas asnjë problem edhe në Youtube, pavarësisht se mund të ndalohen nga transmetimi në ekranet shqiptare të televizioneve. /Blitz.al/