‘Natyra e Universit’ hapet në Prishtinë

Kultura March 16, 2017 - 11:36

Është hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë ekspozita “Natyra e Universit” e artistes Jo Ann Lanneville, shkruan zeri.info.
“Natyra e Universit” përfshinë dy mediume të artit, veprat në formatin e printuar dhe objektet, që prezantojnë refugjatët dhe prishjen e ekuilibrit. Më 17 mars ajo do të udhëtojë për në Zagreb të Kroacisë, ku do të prezantohet në “French Media Library”.

“Natyra e Universit” përfshinë dy mediume të artit, veprat në formatin e printuar dhe objektet, që prezantojnë refugjatët dhe prishjen e ekuilibrit.

Jo Ann Lanneville nuk ishte e pranishme fizikisht. Ajo erdhi në mesin e të pranishmëve përmes një videoje ku shprehi gjithë mirënjohjen për gjithë ata që kishin ardhur ta shohin artin e saj dhe gjithashtu për ata që mundësuan këtë ekspozitë në Kosovë e të cilën ajo e vlerësoi shumë.

Në anën tjetër, i pranishëm në hapjen e ekspozitës “Natyra e Universit” ishte ambasadori rezident në Republikën e Kroacisë, i akredituar për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk, cili foli për marrëdhëniet e Kosovës me Kanadanë, por edhe për veprat e artistes Ann Lanneville. Foto:KultPlus.