Kadare nominohet për çmimin Man Booker International

Kultura March 15, 2017 - 13:44

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, është nonimuar për çmimin letrar Man Booker International, shkruan zeri.info.
Kësaj radhe shkrimtari është i nominuar për librin “Kamarja e Turpit” (The Traitors Niche).

Në listën e ngushtë si kandidatë për këtë çmim janë edhe shkrimtarët Amos Oz, Mathias Enard, Samanta Schëeblin, Wioletta Greg dhe Roy Jacobsen.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e tij është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja. /Zëri