Talianka, rrëfimi i një jete heroike

Kultura March 15, 2017 - 10:30

Përkthyer në italisht nga Iris Hajdari, Talianka – Intermezzo mbi jetën e një heroi është romani i parë i  shkrimtarit shqiptar nga Kosova, Agron Gashi, botuar në Itali. Bëhet fjalë për një histori që mbërrin nga Kosova dhe sjell me vete traditat dhe rrëfimet që ato vende ruajnë gjatë historisë. Duke përfshirë edhe Historinë e madhe. Në disa kapituj, romani na kujton dy romanet: Storia di Neve, / Historia e Neve-s, apo L’ombra del bastone / Hija e bastunit,  të autorit italian Mauro Corona, malësorët dhe ligjet e tyre shekullore me të rëndësishëm se ato të diktuara nga autoritetet shtetërore, shpesh konsideruar një qenie imagjinare, të pakuptueshëm.

Talianka, nuk është një grua, as edhe një burrë. Heroi me të cilin bën referim titulli duhet kërkuar gjetkë, midis rreshtave të romanit. Talianka është një pushkë farkëtuar nga duart mjeshtërore të mjeshtrit Salvatore nga Vareze, dhe ka lindur në një ofiçinë torineze. Përkundrazi është më shumë se një pushkë. Është një mike e besuar kur netëve hyhet poshtë çarçafëve të ndonjë gruaje të martuar apo kur një mik gjendet në hall dhe shërben për të hutuar vëmendjen e atij që mund ta vrasë – në përgjithësi, por, në mes ndodhet gjithnjë një grua. Është fshatari në duart e të cilit është gjendur, i cili e ruan si të ishte një shpirt i vërtetë. Është Talianka e vjetër, që tashmë ka shkruar historinë e saj në luftë, ka shtënë sa duhet, por Mixha, fshatari, nuk është i të njëjtit mendim. Nuk shtie më, është e vërtetë, por mundet ende, dhe  kjo është e rëndësishme.

Romani shtjellohet si një bashkësi tregimesh përjetuar dhe rrëfyer nga vetë pushka, në fakt faqet e para duken të papritura: detaji i unit rrëfyes s’duket menjëherë. Ngjarjet rrjedhin në një fshat shqiptar të Kosovës, ku Mixha, një burrë me përvojë të mprehtë, ka parë e përjetuar shumë gjera me sytë e tij. Po kështu,  edhe Talianka. Mixha ka një urtësi të madhe, tejet të çmuar për fshatin. Di të shërojë gjinjtë e grave lehonë – ndoshta të krijuar nga pezmatimi i gjirit, dhe në tekst emri i sëmundjes nuk përmendet kurrë hapur. Ka mësuar këtë mjeshtëri kohë më parë, dhe tash e ruan me zili të madhe. Vetëm ai e di sesi t’i prekë ata gjinj të fryrë me qumësht, të skuqur e të irrituar që bëjnë gratë të qajnë. Dhe vishet si mos më mirë në çastet e punës së tij, lan duart me kamomil dhe paraqitet sa më ashik në sytë e klientëve të tij. Dhe, një gjë e tillë, nuk vihet re tek Mixha, kur fshatarët i sjellin një kafshë me gjinjtë të sëmurë. Ndërkohë ndeshemi edhe me ndonjë që mundohet ta mashtrojë mjeshtrin e shërimit.

Nga pikëpamja stilistikore, autori zgjedh listën për të shpjeguar faktet, ndërsa gjuha e menjëhershme ka meritën t’i rrëmbejë vëmendjen e lexuesit kureshtar, të zbulojë se ku të çon ky udhëtim.