Trump e kritikon udhëheqësin e ceremonisë Oscar

Kultura February 28, 2017 - 15:11

Donald Trump ka shprehur pakënaqësitë e tij pasi që Jimmy Kimmel e kishte hapur ceremonine duke e thumbuar Trump-in.

“Dua ta falënderoj presidentin Trump. Të kujtohet vitin e kaluar kur thuhej se çmimet Oscar ishin raciste?”

Edhe pse presidenti amerikan është kryesisht kundër Hollywood-it, ai megjithatë duket se e ka shikuar ceremoninë , shkruan the Independent, transmeton Klan Kosova.

 

“Shih, këta janë sikur këta të tjerët, sa herë që humbin thellë e përdorin kartën e racës. E kam shikuar për vite të tëra, e kam parë kur e kanë bërë këtë gjë kundër Ronald Regan-it. E kam parë edhe kundër të tjerëve. Ata gjithmonë kanë qejf ta përdorin kartën e racës” , tha ai.

“Në të vërtetë, unë ia kam dalë më mirë se secili republikan tjetër, si me latinët ashtu edhe me afro-amerikanët”, përfundoi Trump.

Image result for Jimmy Kimmel oscar 2017