Fakte që nuk i keni ditur për Ernest Hemiguejin

Kultura February 25, 2017 - 08:23

Ai është një nga nobelistët më të famshëm të letërsisë. Gazetari e shkrimtari Hemiguej, që vrau vetën, konsiderohet edhe si personalitet shumë karakteristik. Më poshtë iu sjellim një listë me fakte që mund të mos i keni ditur për këtë shkrimtar të famshëm, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ai zihej me njerëz për Xheims Xhois

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të mësojmë se dy legjenda të asaj kohe ishin miq të ngushtë, siç ishin Heminguej me shkrimtarin dhe poetin e njohur irlandez Xheims Xhojs. Të dy dilnin shpesh të pinin në Paris, ku Xhois i fillonte zënkat i pari në bar. Mbetet një mister se si nisnin këto zënka sepse Xhois nuk ishte tip luftarak por sa herë përfshihej në një sherr e gjitha çfarë thoshte ai ishte “Merru pak me të Heminguej”. Më pas Heminguej fillonte e gjuante me grushte.

 Ai ishte një peshkatar ekstrem i cili goditi një peshkaqen me armë

Në vitin 1934 Hemingueji përdori një paradhënie nga një libër i tij me tregime të shkurtra për të blerë një jaht 11.5 metër të cilin e quajti “Pillar”. Kjo ishte arsyeja që ai u bë peshkatar. Në fakt Heminguei ishte një peshkatar legjendar në Kubë aq sa Kastro në vitin 1960 ka mbajtur konkursin e peshkimit “Torneo Hemingway” në nder të tij. Në vitin 1935 ai kapi një peshkaqen. Në pamje të parë nuk ka asgjë anormale këtu, mirëpo ai e goditi peshkaqenin me armë. Më vonë, ngjarja që e frymëzoi për veprën “Plaku dhe deti”.

 Ai gjuajti një varkë për marinsat huliganë

Në vitin 1942 anijet gjermane ishin të ngarkuara me ngarkesa amerikane. Marina, ende e pa rimëkëmbur nga humbjet e rënda në Pwrl Harbor, u detyruan të kërkojnë vullnetarë civilë për të ndihmuar të patrullojnë bregdetin me jahte private. Këta marinas u bënë të njohur si “marinsat huliganë”. Heminguej e shpalli veten kryetar dhe filloi të patrullojë në brigjet e Kubës me qëllimin e vetëm për të fundosur ndonjë anije më armë zjarri dhe granata dore.

Ai mashtroi gjatë kohës kur ishte korrespondent lufte

Në vitin 1944 Heminguej ka punuar si korrespondent lufte për revistën Collier. Ai kishte mbuluar edhe më parë luftëra si gazetar, por në moshën 44-vjeçare ai nuk ishte në kulmin e pranverës së tij. Ai ishte i pranishëm në D-Day (operacioni ushtarak 6 Qershor 1944) por ai qëndroi në bord sepse ushtria mendoi se ai ishte tepër i çmuar për tu humbur. Por shpejt ata mësuan se ai nuk ishte një person që mund të të pranonte të kujdeseshin për të apo të merrte urdhra. Kur po udhëtonte me regjimentin 22 ai mori leje që të drejtonte një operacion të inteligjencës në Rambuje.

Ai rrahu Orson Uells

Në vitin 1937 Orson Uells do të rrëfente tokën spanjolle, një dokumentar nga Joris Ivens. Këtë dokumentar e kishte shkruar Heminguej dhe kur mori vesh që do lexohej nga Orson e tërbua, sepse nuk i pëlqente zëri i tij. Kur Orson sugjeroi disa ndryshime dhe hoqi një pjesë të madhe të shkrimit Heminguej u acarua edhe më shumë. Shpejt zënka u acarua kur Heminguej deklaroi “Disa legena që merren me teatër mendojnë se mund të më mësojnë mua se si të shkruaj”.

Ai ishte një njeri që i donte macet

Në vitin 1931 atij ju dha një mace shumë e veçantë. Nga një mutacion macja kishte gjashtë gishtërinj dhe ai e quajti “Top bore”. Heminguej u bë i fiksuar me këtë mutacion të rrallë dhe përfundoi me rreth 50 prej tyre që rrinin lirisht nëpër pronën e tij Key West. Në fakt Hemingueji bëri aq shumë për të promovuar këtë racë nëpër shkrimet e tij sa macet “polydactyl” tani janë referuar disa herë si “Macet Heminguej”.

Ai besonte se ishte nën përgjimin e qeverisë

Nga fundi i jetës Heminguej ishte i rënë emocionalisht, i rraskapitur mendërisht dhe jashtëzakonisht paranojak. Ai besonte se në çdo kohë ndiqej dhe spiunohej nga federalët (FB). Kur i jepte makinës ishte i bindur se e ndiqnin makina të tjera. Sa më shumë që i rritej ky fiksim, aq më shumë shqetësoheshin familja dhe miqtë e tij. Në vitet ’60 ai u shtrua në një spital psikiatrik ku iu nënshtrua terapisë. Por gjërat nuk u përmirësuan. Telefoni i tij përgjohej akoma, FBI ishin kudo.

Ai me të vërtetë ishte nën mbikëqyrjen e Qeverisë

Heminguej ishte ndoshta shembulli më i mirë në botë i fjalës së urtë “Thjesht se ju jeni paranojak nuk do të thotë se ato nuk po të ndjekin.” Për vite të tëra njerëzit mendonin se paranoja ishte thjesht një tregim se ai po çmendej gjithmonë e më shumë. Megjithatë ndërkohë që shumica e miqve të tij mendonin në këtë mënyrë, në të vërtetë Hemingueji ndiqej nga FBI. Në vitin 1983 disa dokumente lëshuar në bazë të Aktit të Lirisë së Informimit zbuluan se Edgar Huver ka qenë personalisht i përfshirë në hetimin e tij.