Poezia e ditës: Vdekja e Lorës

Kultura February 22, 2017 - 16:26

“Vdekja e Lorës” nga Frederik Rreshpja

Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat perisper,

gati për përjetësi.

Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.

Por ti në këtë bote erdhe për mua, jo për qiejt.

Kemi qene përherë bashkë, që te rinj,

dhe tani më le!

Mua më trishtojnë stinët. Ti e ke ditur,

dhe me boten me ndan një udhë me kilometra vetmi.

Kemi thënë gjera që s’kanë për t'u kuptuar kurrë.

Kemi ecur ne terë shekujt, para piramidave.

Emrat tanë kane qene gdhendur

edhe kur nuk kishim shkëmbinj.

Por këto s’kanë për t'u përsëritur më kurrë.

Si ungjijtë.

Te dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani,

je akoma me e bukur, kështu, me pak vdekje ne sy.