Ariu i artë shkon në Hungari

Kultura February 20, 2017 - 09:47

Ka përfunduar Festivali i madh ndërkombëtar i Filmit në Berlin të Gjermanisë, i njohur si Berlinalja. Pas komunikimit të rezultateve nga juria profesionale e Festivalit, u bë e ditur se Ariu i artë kësaj here shkon në Hungari. Regjisorja Ilidika Enjedi, me filmin e saj për dashurinë “Për trupin dhe shpirtin” ka triumfuar në këtë edicion të 67-tin me radhë.  

Tregimi për dashurinë “On Body and Soul” (Për trupin dhe shpirtin), trajton një temë nga Budapesti, ku dominojnë karakteret gjakftohta të veshura me një humor të zi.

Ilidika Enjedi ishte njëra nga katër regjisoret, veprat e të cilave kanë konkurruar  për çmimin e parë në revynë më të madhe të filmit në Evropë, njofton AFP. Aki Kurismaki, nga Finlanda, skenarist dhe regjisor, mori çmimin për regjinë më të mirë që ndahet për komedi-dramë “The Other Side Of Hope” (Ana tjetër e shpresës). Kurismaki kështu u bë fitues i Ariut të argjendtë. Filmi i tij bën fjalë për një refugjat sirian, të cilin e përcjell derisa arrin në Helsinki, me qëllimin e vetëm që të fitoj azilin politik.

Çmimin për skenarin më të mirë e mori filmi i Sebastian Lelioa-s dhe Gontela Maze-s “Una Mujer Fantastika” (gruaja fantastike) Në ëtë festival kaq prestigjioz, vitin e kaluar Ariun e ar ë e ka fituar regjisori italian Xhanfranko Kafi, për dokumentarin që kishte të bënte me emigrantët të Lambaduzës.

Festivali ndërkombëtar i filmit në Belin është themeluar më 1951, ndërsa nga viti 1978 rregullisht mbahet çdo vit në muajin shkurt. Ndryshe vlerësohet si Festivali me shikueshmërinë më të lartë në botë, me 274000 bileta të shitur vjetore.