Artpolis reprizon shfaqjen “Çështje zakoni”

Kultura January 18, 2017 - 13:45

Artpolis – Art and Community prezanton reprizën e fundit të shfaqjes Forum Teatër “Çështje zakoni” në Prishtinë, shkruan zeri.info.

Familja Murtezi vendoset në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgatitur nga babai, Vetoni. Por kur vëllai i Vetonit vjen për vizitë, në pah del dhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare.

“Çështje zakoni” sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji!

Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes.

Regjia dhe koncepti janë realizuar nga Zana Hoxha – Krasniqi, kurse dramaturge është: Dhurata Hoti

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qendresa Kajtazi, dhe Edon Shileku.

Realizmi dhe prezentimi i shfaqjes “Çështje zakoni” në 15 Komuna të Kosovës nga ARTPOLIS është në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.