“Home” nominohet në çmimet BAFTA

Kultura January 10, 2017 - 11:57

Filmi shqiptaro-britanik i metrazhit të shkurtër, “Home”, është nominuar për çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër britanik” në ceremoninë e çmimeve prestigjioze BAFTA, shkruan zeri.info.

Siç bëhet e ditur, “Home” do të jetë në garë më filmat “Consumed”, “Mouth Of Hell”, “The Party” dhe “Standby”.

Filmi ka për temë “udhëtimin” e një familje britaneze dhe tregon se sa lehtë mund të shembët siguria që mendojmë se e kemi ndërtuar rreth vetës, dhe bashkë me atë, koncepti i asaj që quajmë “shtëpi”.

Inspirimi për këtë film ka lindur gjatë edicionit të fundit të Festivalit DokuFest, ku është trajtuar tema e migrimit.

Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Daniel Mulloy, ndërsa me rolet kryesore paraqitën aktorët Jack O’Connell, fitues i çmimit BAFTA dhe Holliday Grainger, e njohur për rolin në filmin “Great Expectations” kurse në rolet e tjera aktorët shqiptarë Zaki Ramadani, Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Adriana Matoshi, Armend Ismajli e Rifat Smani.

Producent kosovar i filmit është Shpat Deda. /Zëri/