‘La La Land’ nominohet 11 herë në BAFTA

Kultura January 10, 2017 - 10:47

Pas suksesit në “Golden Globe Awards”, ku shënoi histori, lajmet e mira vazhdojnë për filmin “La La Land”, shkruan zeri.info.

Është bërë e ditur se ky film ka marrë gjithsej 11-të nominime për çmimet filmike BAFTA, duke u bërë kësisoj filmi me më së shumti nominime në këtë edicion.

Protagonistët e këtij filmi, Ryan Gosling dhe Emma Stone nga ky film janë nominuar për kategorinë aktori më i mirë, respektivisht aktorja më e mirë.

Meryl Streep është nominuar për aktoren më të mirë krahas Stone dhe Emily Blunt, bashkë edhe me Amy Adams dhe Natalie Portman.

Në anën tjetër, filmi “Arrival” ka marrë gjithsej 9 nominime, njëjta sa edhe filmi “Nocturnal Animals”, ndërsa filmi “Manchester by the Sea” ka marrë gjashtë nominime.

Ceremonia e çmimeve BAFTA do të mbahet me 12 shkurt në Londër, në Royal Albert Hall.

Rikujtojmë se në edicionin e 74-të të festivalit “Golden Globe Awards” filmi “La La Land” fitoi gjithsejtë shtatë çmime, duke përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë, komedinë, film më të mirë, regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë. Duke fituar shtatë çmimet “La La Land” u bë filmi më i shpërblyer në një festival të tillë. /Zëri/