"Golden Globes": Fjalimi i Streep tërheqë tërë vëmendjen e ceremonisë

Kultura January 09, 2017 - 16:45

Filmi La La Land mbrëmë vonë në Los Angeles ka fituar shtatë “Golden Globes”, çmime këto që ndahen nga organizata e gazetarëve të huaj në Hollywood.

Ne mesin e tyre, filmi ka fituar në kategorinë e filmit më të mirë komedi, ndërsa Ryan Gosling dhe Emma Stone kanë fituar çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë.

“Moonlight” ka fituar si filmi më i mirë në zhanrin dramë.

Mirëpo ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte fjalimi i aktores veterane, Meryl Streep e cila u nderua me çmim për vepër jetësore.

Ajo e shfrytëzoi tërë fjalimin e saj për të kritikuar ashpër presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump duke u fokusuar në një incident gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilit ai raportohet se e ka tallur një gazetar me aftësi të kufizuara.

“Kur të fuqishmit e shfrytëzojnë pozitën e tyre për të kërcënuar të tjerët, ne të gjithë humbasim””, ka thënë ndër të tjera Streep. /REL/