Vazhdojnë hetimet për vdekjen e gjashtëvjeçarit nga Kumanova

Kronika June 27, 2016 - 11:18

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka urdhëruar ekspertizë teknike të ashensorit, ku tragjikisht u mbyt gjashtëvjeçari, dje në mesditë, transemton Telegrafi Maqedoni.

Ekspertiza do të bëhet në Fakultetin e maqinerisë në Shkup dhe duhet t’i vërtetojë shkaqet që sollën deri te fatkeqësia.

LEXO EDHE: Vdes fëmija 6-vjeçar në fatkeqësi në ashensor në Kumanovë

Me urdhër të prokurorit publik përgjegjës, ashensori është izoluar tërësisht, si edhe është urdhëruar prani policore. Në të njejtën kohë, prokurori ka urdhëruar marrjen e dokumenteve të plota të fimrës përgjegjëse për servisimin e ashensorit, si edhe mbledhjen e dokumenteve tjera të nevojshme për ta ndriçuar rastin./Telegrafi/