Vdes fëmija 6-vjeçar në fatkeqësi në ashensor në Kumanovë

Kronika June 26, 2016 - 16:00

Një fëmijë gjashtëvjeçarë ka vdekur në një fatkeqësi, që ndodhi sot paradite në një ashensor të një ndërtese banimi mes bulevardit "Brigadat e tretë e Maqedonisë" dhe rrugës "Pançevaçka" në Kumanovë. Djali ka jetuar në ndërtesë.

Rastin e konfirmoi policia e Kumanovës. Në vendin e fatkeqësisë ishin ekipet e NJZT Kumanovë dhe nga Ndihma e shpejtë të cilët konfirmuan se fëmija ka pasur lëndime në kokë.

LEXO EDHE: Shtatë të lënduar në aksident te Liqeni Mlladost

Për momentin ende zgjat ekspertiza që i kryejnë ekipet e SPB Kumanovë dhe Prokuroria Publike Themelore e cila do t'i tregojë shkaqet për tragjedinë.