Vdes fëmija që u zu nga shembja e shtëpisë në Prizren

Kronika June 06, 2016 - 16:56

Fëmija që u lëndua pas shembjes së një objekti të vjetër në Prizren, ka ndërruar jetë, pas 30 minutash në Spitalin e qytetit.

Bëhet fjalë për një vajzë tre vjeçare, raporton Klan Kosova, që sipas tyre vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët. 

Ngjarja ka ndodhur derisa dy fëmijë binjak ishin duke luajtur në afërsi të objektit ku më pas edhe është shembur objekti në fjalë, duke e zënë njërin prej tyre. /KlanKosova/