Sipas Gjykatës, dëshmitarët kundër Azem Sylës janë në rrezik për jetën

Kronika May 30, 2016 - 12:43

Dëshmitarët kundër rastit të Azëm Sylës, ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish deputet, janë në rrezik të madh për jetën.

Ky është përfundimi në të cilin ka ardhur Prokuroria dhe Gjykata për këtë rast, duke konstatuar se dy dëshmitarët janë të rrezikuar me jetë.

Për këtë është vendosur edhe që dy dëshmitarëve t’u merren dëshmitë më herët, ende pa filluar procesi i rregullt i gjykimit.

Në vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorit për hetuesi të veçantë që ka siguruar portali i lajmeve Insajderi, përmenden arsyet se pse duhet të merren dëshmitë e këtyre dëshmitarëve tash, duke mos e pritur nisjen e procesit gjyqësor.

Ndërsa njëri prej dëshmitarëve tashmë i është nënshtruar programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ai pritet edhe të largohet nga Kosova.