Arrestohet shtetasi shqiptar që trafikonte narkotikë në Gjakovë

Kronika May 29, 2016 - 15:19

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, pasi në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë paketime që dyshohet që janë të mbushura me narkotikë të llojit marihuanë.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka konfirmuar sa kanë konfiskuar edhe tri vetura që dyshohet se janë shfrytëzuar për trafikimin e narkotikëve.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjate kontrollit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime që dyshohet të jenë të mbushura me substancë te dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Lidhur me rastin janë konfiskuar edhe tre vetura qe dyshohet se janë shfrytëzuar për trafikimin e narkotikeve", ka njoftuar Policia.