Dhunë në familje: Rrahje dhe therrje me thikë

Kronika May 29, 2016 - 13:05

Spitali i Kërçovës ka pranuar një banorë të këtij qyteti, i cili ka patur lëndime trupor të shkaktuara me thikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin XH. S, që sipas hetimeve policore, ai në gjendje të dehur, ka filluar të qortohet me një të mitur 16 vjeçare, me të cilën jetonin bashkë. Kjo ja sjellë deri te rëndimi i sutatës, çka ka shkaktuar reagimin e saj. Ajo ka marrë thikën dhe e ka plagosur 19 vjeçarin.

Në një rast tjetër, 54 vjeçari B. N, nga susheva e Strumicës, ka rrahur me kamzhik, bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq 40 vjeçari M. B, gjithashtu nga Strumica, në gjendje të dehur, ka sulmuar nënë e tij, duke i shkaktuar lëndime serioze.