Video-skandali, arrest me burg për ish-kryebashkiakun Xhelili

Kronika May 16, 2016 - 20:10

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë, arrest me burg për ish-krybashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelilin i cili u përfshi në një video-skandal me një 20-vjeçare.

Xhelili akuzohet tashmë për korrupsion pasiv në këmbim të lekëve.

Kërkesa ka ardhur nga Prikuroria e Krimeve të Rënda.

Vendimi i Gjykatës eshtë ekzekutuar menjëherë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit dhe ai është transportuar në drejtim të Tiranës.  

Në videoskandalin e transmetuar të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajzeje të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.