Arrestohen dy persona të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje’

Kronika May 06, 2016 - 23:35
Në vazhdën e hetimeve intensive hetuesit policorë të stacionit policor në Vushtrri, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar mbi dyshimet e arsyeshme për vepër penale ‘vjedhje’.

“Arrestimi i të dyshuarve F. Z. 20 vjeçar dhe M. M. 19 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptarë, shtetas të RKS-së, është bërë sot me datën 5 maj 2016 në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit  dyshohen se në bashkëveprim të kenë kryer disa vepra penale  të ,,vjedhjeve’’, të raportuara në muajin prill në zonën e Vushtrrisë.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor./lajmi.net