Lirohet i dyshuari për planifikim të vrasjes së Mimoza Kusarit

Kronika May 06, 2016 - 18:22

Mikel Qupini nga sot më nuk do ta vuaj dënimin e arrestit shtëpiak kjo pasi që Gjykata e Gjakoveës ka marr vendim për ta liruar të dyshuarin.

Kjo gjykatë po ashtu ka vendosur që ta shtyjë gjykimin në mungesë të dëshmitarit bashkëpunues Gramoz Nokshiqi i cili pretendohet të jetë njëri nga personat e paguar për ta kryer vrasjen.

 “Nëpërmjet rrugëve diplomatike që i njëjti të jetë prezent në seancën e ardhshme se është dëshmitari kyç, kështu që nuk ia vlen edhe me lexua deklaratën e tina prapëseprapë duhet me ballafaqu, kështu që konstatoj se sot nuk ka kushte për mbajtjen e këtij gjykimi,”tha gjyqtari Gëzim Pozhegu.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015. Për vrasjen e kryetares së Gjakovës, Qupi sipas prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë.

I dyshuari ka mohuar akuzën e ngritur.