Babai e përdhunonte të bijën prej 10 vitesh, ja historia rrënqethëse

Kronika May 06, 2016 - 14:18
Një shqiptar në Itali ka tronditur opinionin publik për shkak të një historie rrënqethëse që mbart mbi vete. Prej 10 vitesh ai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij e për të mos mjaftuar vetëm kaq, babai e dhunonte vajzën duke e qëlluar me shkelma në bark në mënyrë që ajo të mos mbetej shtatzënë.

Historia e tmerrshme ka ndodhur në Jesi të Ankonës. Babai shqiptar i moshës 45 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, është duke u gjykuar për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 8 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai. 

Vajza, e cila është në gjendje mjaft të rënduar psikologjike, tashmë është 23 vjeç dhe studion. Gjykimi ndaj tij vijon prej 6 muajsh kohë gjatë së cilës babai është në paraburgim, e shumë shpejt pritet të dalë në gjyq për tu njohur me vendimin e drejtësisë italiane. Sipas mediave italiane, kërcënimet ndaj vajzës kanë qenë të tmerrshme:

Nëse flet do të shfaros të gjithë familjen, -i thoshte vajzes

“Po the gjë, do vrasim në fillim mamanë tënde, pastaj motrën, vëllain dhe në fund unë do të vras veten duke të lënë vetëm në këtë botë”, mësohet t’i ketë thënë i ati të miturës.

Abuzimi daton në fillim të viteve 2000, kohë në të cilën e gjithë familja shkoi në Itali të bashkohej me kryefamiljarin, i cili kishte shkuar të punonte më parë në shtetin fqinj. Vajza është duke u mbrojtur nga avokatja Marina Magistrelli, para së cilës ka gjetur guximin të rrëfejë disa nga veprimet e dhunshme të babait të saj. Sipas dëshmisë, ai e përdhunonte një herë në dy ditë, në mëngjes, para se ajo të nisej për në shkollë.

Kjo histori tronditëse nuk u mor vesh për 10 vjet nga asnjë pjesëtar i familjes, derisa vajza u largua në moshën 18-vjeçare për shkak të studimeve. Atëherë vajza gjeti guximin t’i tregonte gjithçka kishte kaluar tezes së saj, dhe u deshën plot 4 vite të tjera që ajo më në fund të merrte kurajën për të denoncuar në polici babain përdhunues.

Pas denoncimit, babai përdhunues u arrestua në janarin e kaluar, por ajo që habit është se ai nuk ka pranuar asnjë akuzë duke thënë se e gjitha është fryt i fantazizë së vajzës së tij.