Duke ikur shqiptari “harron” të fejuarën në makinë, por kapet me 3 kg kokainë

Kronika April 29, 2016 - 15:54

I kanë gjetur 3 kilogramë kokainë në makinë dhe për këtë arsye një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga.

Në fakt, sipas Syrit, ai ishte ndaluar për një kontroll të rastësishëm në Breshia, Itali, por shqiptari ka ikur me vrap nga makina, duke “harruar” të fejuarën në makinë.

Ndjekja e tij ka zgjatur deri në rrugën “Orzinuovi” në qytet ku ai është ndaluar. Gjatë kontrollit në makinë atij i është gjetur dhe sasia e madhe e kokainës.