Ja për çka akuzohet Azem Syla

Kronika April 29, 2016 - 11:25

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se Azem Syla, është kryesues i një grupi të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv që nga viti 2006 e deri më sot. Ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë bëhet me dije se për çka akuzohet Azem Syla dhe 50 të tjerët.

 “Rasti përfshin veprat penale të krimit të organizuar; Pastrim parash; keqpërdorim i pozitës zyrtare; falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe dhënie  dhe marrje  e ryshfetit”, thuhet ndër trë tjera në njoftimin e Prokurorisë!

Azem Syla është tashmë në dorën e EULEX-it. Ai është arrestuar para pak minutash.

Deputeti Syla është duke u dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.