Rrahje dhe të shtëna me armë në një restorant në Prizren

Kronika February 15, 2016 - 10:23
Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:25 në restorantin “Paradiso” në rrugën “Kukësi” në Prizren, ka ndodhur një rrahej dhe ka pasur të shtëna me armë.

Pas daljes në vendngjarje, policia ka ndaluar të dyshuarit. Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është ndaluar përderisa po largohej me një automjet xhip dhe gjatë kontrollit është zbuluar një pistoletë M-70 Zastava me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm.

“Po ashtu është sekuestruar edhe një veturë e llojit Audi.  Ndërkaq krim teknikët kanë sekuestruar një gëzhojë të fishekut në ambientet e restorantit. Nuk janë intervistuar të dyshuarit ngase kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Në konsultim me prokurorin e shtetit poseduesi i armës ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.