​Aksident zinxhiror në Pensilvani, disa të vdeku

Kronika February 13, 2016 - 21:49

Dhjetëra persona kanë gjetur vdekjen në një aksident zinxhiror në Pensilvani, kur u përfshinë më shumë se 50 automjete në një autostradë.

Aksidenti i ndodhur 120 kilometra në veriperëndim të Filadelfisë, la disa kamionë dhe vetura të përplasura pas njëra tjetrës në tri korsi të autostradës, si dhe në korsinë rezervë, raporton BBC, transmeton KosovaPress.

Agjencia e Pensilvanisë për Menaxhimin e Emergjencave raportoi se 40 persona janë dërguar në spital për trajtim dhe 70 të tjerë në një shtëpizë të improvizuar si pasojë e aksidentit.

Ndërkaq, drejtuesit e makinave janë këshilluar që të kenë kujdes për shkak të motit të ftohtë dhe borës së rrëshqitshme.