​Policia arreston katër aktivistë të VV-së , po shkruanin parulla për protestë

Kronika February 12, 2016 - 18:44

Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se Policia e Kosovës pak më parë ka arrestuar 4 aktivistë të saj derisa po shkruanin parulla ku bëhej thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 shkurtit të opozitës.

“Policia e Kosovës sapo ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek po shkruanin parulla për të protestuar më 17 shkurt”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që përjashtohen nga puna policët të cilën kryejnë punën e tyre duke dënuar ministrat që shkelin rregullat e komunikacionit, Vetëvendosje thotë se Qeveria po nxit dhe shpërblen policët të cilët arrestojnë aktivistet e aktivistët paqësorë që shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.

“Qeverisë së Kosovës, në prag të dorëheqjes, nuk do t'i kryejnë punë as masat represive e metodat policore për shtypjen e opozitës”, thuhet në fund.