Dogani: Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi dhe Sami Kastrioti u dorëzuan të gjallë, u vranë në stacionin policor

Kronika February 11, 2016 - 18:12

Në procesin e sotëm gjyqësor, i akuzuari Nasuf Beqiri tha se edhe fëmijët e vegjël e dinë “se nuk jemi terroristë dhe se nuk kemi ardhur në Kumanovë për të luftuar”.

“Na shfrytëzuan për qëllime politike dhe nuk jemi as të parët e as të fundit që jemi shfrytëzuar për këtë qëllim”, deklaroi Beqiri, i cili kërkoi që ky rast të ndriçohet nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të.

Ai tha se shumë mirë e mban mend se çka u kanë thënë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj.

“Na thanë s enë Kumanovë do të jemi vetëm figura dhe nëse vjen Policia të gjuajmë në ajër. E dinë të gjithë, e dimë edhe ne se jemi shfrytëzuar për qëllime politike dhe nuk do të pranojmë kurrfarë faji”, theksoi Beqiri.

I akuzuari Rufki Dogani, para Trupit gjykues tha se Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi dhe Sami Kastrioti janë dorëzuar të gjallë në polici, e pastaj janë vrarë në stacion policor.

“E di këtë për shkak se personalisht i pashë duke u dorëzuar”, theksoi Dogani.