Deklarata e komandant Sokolit para Gjykatës (Foto)

Kronika February 09, 2016 - 17:55

Të akuzuarit e rastit të Kumanovës në Lagjen e Trimave sot kaluan disa orë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Lartë në Shkup. Gjithësejt 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe si pjesëmarrës në organizatë terroriste.

Prokurori Naum Panovski pas leximit të aktakuzës deklaroi se në bazë të dëshmive në dispozicion të prokurorisë, gjatë procesit do të provohet se të pandehurit me dashje dhe në mënyrë direkte e kanë kryer veprën e tyre, përcjell TetovaSot.

Në fillim të procesit të gjykimit për ngjarjet e Kumanovës në “Lagjen e Trimave” avokatët mbrojtës e të akuzuarve kanë kërkuar shtyrjen e seancës.
 

Image

 

Ata kanë kërkuar që Prokuroria Speciale, Katica Janeva të marrë rastin, dhe gjithashtu kërkuan ekspertizë psikiatrike për klientët e tyre, raporton TetovaSot.

Por, gjykata hodhi poshtë kërkesat e avokatëve për arsye se Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva deri tani nuk ka dorëzuar një kërkesë për të marrë këtë rast, dhe as ka treguar interes për të.

I akuzuari Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, ka theksuar se nuk ndjehet fajtor për veprat penale që po i ngarkohen.

“Unë nuk jam fajtor”, “Kjo nuk është drejtësi”, “Vetëm për shkak se unë jam shqiptar – unë jam terrorist”, këto kanë qenë e fjalët e 29 të akuzarve sot në gjykatë.

Shumica e të të akuzuarve kanë theksuar se ata nuk ishin pjesë e grupit dhe nuk e dinë se pse po akuzohen.

Seanca tjetër është planifikuar për të enjten, duke ndjekur seancat kryesore janë planifikuar për në mars./TetovaSot/
 

Image
Image