Sami Lushtaku nuk shkon në Gjykatë (VIDEO)

Kronika February 09, 2016 - 16:00

I dyshuar për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk është paraqitur fare në gjykatë për atë që njihet si rasti i “KEK-ut”. Sami Lushtaku dyshohet se duke shfrytëzuar fuqinë e tij, ka ndikuar në marrjen e tenderit në shumë prej gjashtë milion eurosh për sigurimin fizik të objektit të KEK-ut.

Pas ndikimit të bërë nga Lushtaku, këtë tender e kishte fituar kompania e nipit të Sami Lushtakut. Ndonëse, Sami Lushtaku është i akuzuari kryesor ai ka munguar në seancën e sotme. Për këtë rast i akuzuar është edhe drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, si dhe pesë persona të tjerë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj së bashku me pesë persona tjerë akuzohen për veprat penale të mashtrimit, keqpërdorimit të detyrës dhe shtytjes në keqpërdorim të detyrës.

Sami Lushtaku është në vuajte të një dënimi tjetër për krime lufte, ndërkohë që ditëve të fundit ai ka qëndruar sërish në QKUK, pasi besohet se ka probleme shëndetësore.ZËRI