Kjo është 25 vjeçarja që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në Shkabaj

Kronika February 09, 2016 - 13:39

Dje rreth orës 12:30 në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident  me fatalitet, ku si pasojë e të cilit ka vdekur një 25 vjeçare dhe janë lënduar katër persona tjetër.

25 vjeçarja që gjeti vdekjen si pasojë e aksidentit, është Besarta Cakaj nga fshati Stanovc i komunës së Vushtrrisë, raporton Veriu.info

Ndryshe, policia ka njoftuar se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet kombi-bus i tipit VË me targa të Republikës së Kosovës, i cili për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ndërsa vozitësi i automjetit, SH. U, 60 vjeç, është arrestuar dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.
 

Image