Gjykimi për rastin 'Kumanova' (Foto+Video)

Kronika February 09, 2016 - 10:52

“Ne sot shpresojmë dhe kërkojmë nga forcat demokratike në Maqedoni që këta njerëz të trajtohen brenda ligjeve si gjithë qytetarët e Maqedonisë. Shpresojmë të mbisundoj drejtësia. Edhe pse nga ky shtet i kriminalizuar kjo është e vështirë, këtë e thonë edhe vetë qytetarët e Maqedonisë”, tha babai i të akuzuarit Muhamet Krasniqi (Komandant Malisheva), Gani Krasniqi

Trupi gjyqësor për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast. /Portalb/
 


----

Në Gjykatën Themelore Shkupi pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë që u zhvilluan gjatë muajit Maj të vitit të kaluar.

Në Shkup sot mund të shihen forca të shtuara të policisë të armatosur deri në dhëmbë. Në qiellin e kryeqytetit prej orëve të para të mëngjesit kanë nisur të fluturojnë edhe helikopterë të policisë

Të akuzuarit do të gjykohen për veprat penale “organizim terrorist” nga neni 394-a dhe për “terrorizëm” nga neni 394-b sipas Kodit Penal i Maqedonisë. Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën “terrorizëm”.
 

Image


Sipas prokurorisë grupi i njëjtë ka marrë pjesë edhe në sulmin e karakollit në Gushincë. Nga ana tjetër pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm, avokatja Artene Ademi-Iseni madje u ankua për torturë dhe dhunë ndaj të akuzuarve gjatë transportimit të tyre nga burgu deri në Gjykatë.Në përgjithësi, pala mbrojtëse deri më tani kërkonte lëndën ta merr Prokurorja speciale Katica Janeva pasi sipas tyre ngjarjet kanë prapavijë tjetër nga ajo që përfaqëson Prokuroria publike e RM-së. Se të akuzuarit kanë qenë lëndë e sjelljes së dhunshme e konfirmoi edhe Avokati i Popullit.

Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Një pjesë e të cilëve janë në paraburgim të akuzuar si bashkëpunëtorë.

Image

Nga të gjithë të arrestuarit për rastin Lagja e Trimave, Prokuroria publike e RM-së nuk ngriti aktakuzë vetëm për një person. Pas pesë muajve të kaluar në paraburgim, u la i lirë vetëm polici Afrim Sulejmani. Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, Gjykata pranoi të gjitha provat që i dorëzoi Prokuroria publike.

Më 9 dhe 10 Maj të vitit të kaluar në Kumanovë, në Lagjen e Trimave të banuar kryesisht me shqiptarë, një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Gjatë këtij incidenti humbën jetën 8 policë të njësive elitare të policisë, derisa 14 të tjerë u plagosën rëndë. Të vrarë mbetën edhe 10 persona të grupit të armatosur. /AlsatTV/

Image
Image
Image
Image
Image