Aksident në Tiranë, tre persona të plagosur

Kronika February 07, 2016 - 20:23

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, konkretisht në zonën e Mulletit. Dy makina janë përplasur kokë më kokë njëra me tjetrën.

Nga përplasja janë plagosur 3 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve./Shekulli